Mustafa Deveci
26 Dhjetor 2020•Përditësim: 26 Dhjetor 2020
Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka ftuar Mbretin Mohammed VI të Marokut për vizitë në vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas transmetuesit zyrtar izraelit KAN, Netanyahu dhe Mbreti Mohammed VI zhvilluan një bisedë telefonike.
Gjatë bisedës, dy liderët kanë biseduar për marrëveshjen e normalizimit të arritur midis Marokut dhe Izraelit.
Netanyahu ka ftuar mbretin maroken në vendin e tij dhe e ka falënderuar atë për pritjen e delegacionit izraelit dhe amerikan që shkuan në Rabat si pjesë e një vizite zyrtare.
Mbreti i Marokut njoftoi më 10 dhjetor se kontaktet zyrtare bilaterale dhe marrëdhëniet diplomatike me Izraelin do të vendosen "sa më shpejt të jetë e mundur".
Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë, të udhëhequr nga presidenti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit Meir Ben-Shabbat dhe këshilltari i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, shkuan në Marok më 22 dhjetor si pjesë e një vizite zyrtare.