Eshat Fırat
25 Dhjetor 2016•Përditësim: 26 Dhjetor 2016
JERUZALEM (AA) - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka theksuar se qeveria e Barack Obamës është përgjegjëse për pranimin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të vendimit në lidhje me venbanimet hebreje të ndërtuara në territoret palestineze raporton Anadolu Agency (AA).
Netanyahu në një fjalim gjatë hapjes së takimit javor të qeverisë izraelite tha se "Prapa vendimit të KS-OKB-së qëndron qeveria e Obamës."
Ai ndër të tjera pasi ka shtuar se qeveria e Obamës ka ndjekur një rrugë në kundërshtim me politikën tradicionale të SHBA-ve dhe se në KS-OKB ka marrë një vendim "armiqësor" kundër Izraelit.
"Ky vendim nuk i ka hije KS-OKB-së. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona që ky vendim të mos dëmtojë Izraelin. Nga këtu iu drejtohem ministrave tanë që në fjalimet dhe sjelljet e tyre të tregohen të matur dhe të përgjegjshëm", u shpreh Netanyahu.
Ai ka shtuar më tej se "Qeveritë e SHBA-ve kanë patur tendenca të ndryshme në lidhje me aktivitetet e njësive të vendbanimeve hebreje të Izraelit. Por kemi qenë dakorduar se KS-OKB-ja nuk është vendi ku duhet të diskutohet kjo çështje."
Rezoluta e cila kërkon ndalimin e "plotësisht dhe të menjëhershëm" të të gjitha veprimtarive të vendbanimeve të jashtëligjshme të Izraelit në territoret nën pushtim të Palestinës, u pranua në KS-OKB me 14 vota.
Izraeli thërret ambasadorët e vendeve që votuan pro rezolutës
Mësohet se Izraeli ka thirrur në Ministrinë e Jashtme, ambasadorët e vendeve të cilët votuan për pranimin e rezolutës në Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), në lidhje me ndalimin e ndërtimit të të gjitha vendbanimeve ilegale në territoret palestineze.
Sipas lajmit të radios shtetërore të Izraelit, mësohet se janë thirrur të gjithë ambasadorët e vendeve të cilët votuan "pro" për rezolutën në lidhje me Izraelin në KS-OKB.