Elvir Hociç
12 Shkurt 2017•Përditësim: 13 Shkurt 2017
NEW YORK (AA) – Shumë vizitorë shijojnë festivalin në akull, i cili gjashtë vite me radhë mbahet në Central Park në New York, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për festivalin i cili mbahet në fundjavën para ditës së Shën Valentinit, ditës së të dashuruarve, e cila u ofron vizitorëve argëtime dhe kënaqësi të shumta.
Vizitorët në Central Park sot mund të shohin gdhendësit profesional me daltë apo me sharrë motorike se si gërmadhat e mëdha të akullit i shndërrojnë në kopje të disa prej statujave dhe skulpturave më të famshme.
Me perëndimin e diellit, vizitorët do të mund të shijojnë në Silent Disco. Secili do të marrë kufje dhe do të zgjedhë muzikën për vallëzim, kurse atmosferën e masës vallëzuese do të zbukurojnë edhe me dritat e diskos që do të ndriçojnë në podium.