Büşra Selvi Öğütcen
12 Shkurt 2017•Përditësim: 13 Shkurt 2017
SEUL (AA) – Në njoftimin e Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Koresë së Jugut, thuhet se gjatë testimeve të raketava të Koresë së Veriut, raketa e lëshuar nga provinca Pheniani verior në ora 08:00 sipas orës lokale, ka kaluar një distancë prej afër 500 kilometrash në drejtim të lindjes së këtij gadishulli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, një zyrtar i ushtrisë së Koresë së Jugut i cili deshi të mbetet anonim, tha se supozohet se kjo është raketë balistike me rreze të shkurtër ose të mesme veprimi por akoma nuk është qartësuar kjo çështje.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, në lidhje me pohimet e testimeve të raketave nga ana e Koreja e Veriut, në konferencën për media me kryeministrin japonez Shinzo Abe gjatë vizitis së tij zyrtare në Japoni, ka thënë se “100 përqind e mbështesim Japoninë kundër qeverisë së Phenianit".
Ndërsa, kryeministri japonez Abe tha se Trump ka garantuar “sigurinë” e vendit në lidhje me Korenë e Veriut. "Testimi i raketave nga ana e Koresë së Veriut është e papranueshme. Koreja e Veriut duhet plotësisht t'u përmbahet vendimeve të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara", tha Abe.