Vesna Besiç
17 Nëntor 2016•Përditësim: 18 Nëntor 2016
NEW YORK (AA) – Bukuritë e Central Park, parkut artificial urban në zemrën e Manhattanit në New York, të cilin në vit e vizitojnë rreth 25 milionë persona, veçanërisht janë në qendër të vëmendjes gjatë vjeshtës, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për parkun më të vizituar urban në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndërsa është edhe një nga destinacionet më të vizituara turistike në New York.
Në këtë periudhë njujorkezët dhe turistët kënaqen me shëtitjet nëpër park që është vend takim i shumë artistëve të cilët përmes brushës dhe ngjyrave bartin bukuritë që parku i ofron.
Ndërtimi i parkut ka filluar në vitin 1859 dhe përfundoi në vitin 1873, ndërsa shtrihet në një sipërfaqe prej 3.4 kilometra katror.
Fotoreporteri i AA-së ka regjistruar bukuritë e vjeshtës në parkun i cili ka disa liqene natyrore, ambient për shëtitje, kopsht zoologjik, kopsht botanik, etj.