Mücahit Oktay
22 Maj 2022•Përditësim: 23 Maj 2022
Nën koordinimin e Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Turqisë në New York të SHBA-së u mbajt për herë të parë aktiviteti "Dita turke festa e fëmijëve", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në festivalin e fëmijëve që u mbajt në kuadër të "Marshimit të 39-të të Ditës Turke" të organizuar me mbështetjen e Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës Turke, morën pjesë fëmijët dhe familjet nga rajonet përreth dhe kryesisht nxënës të shkollave të Fondacionit Maarif, shkollës Atatürk dhe të shkollës Republika Trashëgimi e Ataturkut.
Në aktivitetin e organizuar në Shtëpinë Turke në New York, fëmijëve iu dhuruan libra dhe revista shkencore për fëmijë nga TÜBİTAK (Instituti i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike i Turqisë).
Në kuadër të aktivitetit nga mësuesit u lexuan tregime turke për fëmijë të cilëve iu shërbyen edhe ushqime dhe pije.
Gjithashtu me shfaqjet e iluzionistëve qindra fëmijë u argëtuan në aktivitetin i cili u mbështet edhe me pjesëmarrjen e konsullit të përgjithshëm turk në New York, Reyhan Özgür.