Mustafa Çağlayan
26 Nëntor 2015•Përditësim: 26 Nëntor 2015
NEW YORK (AA) - Si pasojë e një pakoje të dyshimtë, mbrëmë u evakuua pjesërisht stacioni më i rëndësishëm i autobusëve në Port Authority të Nju Jorkut, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi që ekspertë të bombave konstatuan se nuk ishte mjet shpërthyes përsëri u rihap hyjrja në stacion dhe filloi qarkullimi normal i trafikut dhe rrugëve përreth.
Trafiku në rrugët përreth u pezullua për 60 minuta.
E gjitha ndodhi në 18:30 sipas orës lokale. Në këtë kohë zakonisht trafiku është shumë i ngarkuar në këtë qytet sepse përfundon orari i punës. Për shkak të pezullimit të trafikut rreth sheshit Times u shkaktuan turma dhe kolona të mëdha.
Në stacionin e autobusëve Port Authority çdo ditë kalojë rreth 225 mijë njerëz. Për shkak të sulmit në Paris më 13 nëntor, edhe në qytetet e mëdha amerikane, kryesisht Nju Jork, janë rritur masat e sigurisë.