Dildar Baykan
16 Nëntor 2018•Përditësim: 16 Nëntor 2018
NEW YORK (AA) – Stuhia e borës në New York negativisht ndikon në jetën e banorëve të këtij qyteti amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra njerëz kanë mbetur të ngujuar në terminalin njujorkez të autobusëve “Port Authority". Bora filloi të bie të enjten në orët e pasdites.
Janë regjistruar vonesa në qarkullimin e autobusëve dhe tragetit në relacionin New York-New Jersey, të cilët për çdo ditë i përdorin mijëra njerëz.
Për shkak të numrit të madh të pasagjerëve në terminalin "Port Authority", është mbyllur hyrja në disa pjesë dhe ato i kontrollon policia dhe ushtria.