Ekip
26 Nëntor 2015•Përditësim: 27 Nëntor 2015
XHAKARTË (AA) – Më shumë se një mijë objekte kanë mbetur nën ujë gjatë përmbytjeve të cilat u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshme monsune në rajonet Medan dhe Ache të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës së përditshme indoneziane "Jakarta Globe", kryebashkiaku i Medanit, Randiman Tarigan deklaroi se në rajonin e këtij qyteti së paku pesë mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
“Kemi formuar kampe për banorët të cilët janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve. Prioritet kemi ushqimin dhe nevojat mjekësore për foshnjat”, tha Tarigan.
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan edhe daljen nga shtrati të lumenjve Babura dhe Bederah në Medan, ndërsa për shkak të vërshimeve në qytetin Ache së paku shtatë mijë persona janë evakuuar.
Zyrtarët raportuan se në disa vende uji arriti deri në tre metra.