26 nëntor 2015•Përditësim: 26 nëntor 2015
TOKIO (AA) – Qeveria japoneze njoftoi se do të ndajë 10.6 miliardë dollarë për vendet në zhvillim në luftën e tyre kundër ndryshimeve klimatike në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe njoftoi për një plan të përgatitur nga qeveria për bisedime mbi ndryshimet klimatike, i cili duhet të fillojë të hënën në Paris.