Büşra Selvi Öğütcen
02 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
NEW DELHI (AA) – Të paktën 188 persona humbën jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq që tashmë prej tre javësh mbizotëron në rajonin Tamil Nadu në jug të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, uji ka përmbytur edhe aeroportin Chennai, ndërkohë vazhdon evakuimi i 700 personave të cilët kanë mbetur të ngujuar në aeroport.
Janë mbyllur edhe disa rrugë në Tamil Nadu, ndërsa nuk punon as komunikacioni hekurudhor.
Autoritetet theksojnë se moti i keq i shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm ka sjellë përmbytje, por edhe shembjen e godinave. Mijëra njerëz kanë mbetur të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Pritet që moti i kq të zgjas edhe dy ditë. Në Indi, veçmas në sezonin e shirave mosun, jetën e humbin një numër i madh i banorëve.