Gökhan Kavak
21 Korrik 2017•Përditësim: 21 Korrik 2017
ABUJA (AA) – Në shtetin Kwara të Nigerisë për shkak të epidemisë së kolerës kanë humbur jetën 17 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në Nigeri thuhet se “Në shtetin Kwara 1.617 persona janë prekur nga sëmundja e kolerës ndërsa 17 persona kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes”.
Në deklaratë thuhet se nga epidemia janë prekur 460 fëmijë të moshës nga 1 deri në 5 vjeç.
Duke vënë në dukje se për t’u mbrojtur nga sëmundja duhet t’i jepet rëndësi pastërtisë, në deklaratë u bëhet thirrje qytetarëve që në raste të diarresë t'u referohen qendrave shëndetësore.