Zehra Ulucak
04 Shtator 2016•Përditësim: 04 Shtator 2016
WARRI (AA) – Një grup i armatosur ka rrëmbyer 15 punonjës në qytetin jugor nigerian Port Harcourt në deltën e lumit Niger, raporton Anadolu Agency (AA).
Nnamdi Omoni, zëdhënës i policisë nigeriane në shtetin federal Rivers, njoftoi se persona të armatosur kanë rrëmbyer 15 të punësuar të kompanisë së naftës Nestoil në kryeqytetin e këtij rajoni nigerian Port Harcourt, dhe kërkuan kompensim për lirimin e tyre.
Rrëmbimi ndodhi në mbrëmjen mes të premtes së të shtunës, kur rrëmbyesit ndaluan një autobus që transportonte punonjësit, ndërsa të gjithë të rrëmbyerit janë shtetas të Nigerisë.
Në Port Harcourt edhe muajin e kaluar ndodhi një rrëmbim i ngjashëm i 14 punonjësve, të cilët pas dy ditësh u liruan, por deri tani nuk dihet nëse rrëmbyesve u është paguar kompensim për lirimin e tyre.
Nigeria është një vend i rrëmbimeve të shpeshta, ndërsa shumica prej tyre përfundojnë në lirimin e pengjeve përmes pagesës së kompensimit të cilin rrëmbyesit e kërkojnë.