Gökhan Kavak
21 Nëntor 2017•Përditësim: 21 Nëntor 2017
MAIDUGURI (AA) - Numri i viktimave nga sulmi në një xhami në lindje të Nigerisë është rritur në 50, njoftoi policia, transmeton Andolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë Osman Ebubekir ka thënë se ende janë duke punuar për të konfirmuar numrin e të plagosurve, pasi një numër i madh njerëzish janë shtruar në spitale të ndryshme.
Sulmi është kryer në një xhami në lindje të krahinës Adamawa, në rajonin Mubi.
Më tej bëhet e ditur se sulmi ndodhi në ora 5:20 sipas kohës lokale, gjatë namazit të sabahut, ndërsa është kryer nga një sulmues i ri, i moshës 17 vjeçare.
Edhe pse akoma askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin, supozohet se pas tij qëndron organizata terroriste Boko Haram.