Rafiu Oriyomi Ajakaye ,Felix Nkambeh Tih
11 Prill 2017•Përditësim: 11 Prill 2017
LAGOS (AA) - Dy punëtorë të ndërtimtarisë, shtetas turq, janë rrëmbyer të dielën nga dhomat e tyre të hotelit në shtetin Akwa Ibom të Nigerisë, i cili shquhet për pasuri të naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari policor Chukwu Okechukwu deklaroi të martën për agjencinë shtetërore të lajmeve NAN se punëtorët u rrëmbyen në qytetin Eket
"Komanda e policisë së shtetit është duke punuar pa pushim për të shpëtuar punëtorët e huaj. Komisioneri i policisë ka mobilizuar njësinë anti-rrëmbim dhe një njësi speciale për luftë kundër krimit, që ti shpëtojë punëtorët e rrëmbyer”, tha Okechukwu.