Cüneyt Karadağ
11 Prill 2017•Përditësim: 11 Prill 2017
BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel me presidentin e SHBA-ve Donald Trump ka biseduar për sulmin me armë kimike në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë Steffen Seibert tha se kanë biseduar edhe për programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Merkel siç thuhet është shprehur se reagimi i SHBA-ve pas sulmit me armë kimike ka qenë racional, porse duhet bërë gjithçka që procesi politik të udhëhiqet në kuadër të OKB-së.
Është theksuar rëndësia e bashkëpunimit me Rusinë, dhe se qëllimi i Sirisë së qetë dhe stabile pa Asadin.