Adam Abu-bashal
06 Prill 2021•Përditësim: 06 Prill 2021
Së paku 11 pjesëtarë të grupit terrorist Boko Haram u vranë në një operacion të kryer në Nigerinë verilindore, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një zyrtari ushtarak, shumë terroristë të tjerë u plagosën ndërsa armët, motoçikleta dhe municionet u sekuestruan gjatë operacionit të kryer nga ushtria në zonën e qeverisë lokale Gwoza të shtetit Borno.
Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në Nigerinë verilindore, por më vonë përhapi mizoritë e saj në Niger, Çad dhe Kamerun, duke shkaktuar përgjigje ushtarake.
Më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë dhe gati 3 milionë janë zhvendosur brenda një dekade të aktiviteteve terroriste të Boko Haram-it në Nigeri, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Dhuna e kryer nga Boko Haram ka prekur rreth 26 milionë njerëz në rajonin e Liqenit Çad dhe ka zhvendosur 2,6 milionë të tjerë, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.