Fuat Kabakcı
30 Janar 2019•Përditësim: 30 Janar 2019
PEKIN (AA) – Një tërmet 5.7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur provincën Hualien në lindje të Tajvanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Enti Sizmologjik i Kinës njofton se tërmeti është regjistruar në thellësi prej 20 kilometrave. Ende nuk ka informacione për të vdekur ose të lënduar.
Nga Enti meteorologjik i Tajvanit njoftuan se fuqia e tërmetit ishte 5.7 ballë dhe se ai u regjistrua në një thellësi prej 37.8 kilometrash.