Büşra Selvi Öğütcen
26 nëntor 2021•Përditësim: 26 nëntor 2021
Një tërmet me magnitudë prej 6 ballë ka ndodhur në kufirin e Mianmarit me Bangladeshin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit 6 ballësh ishte 19 kilometra në veriperëndim të Hakha-s, kryeqyteti i shtetit Chin në kufirin e Mianmarit me Bangladeshin.
Tërmeti, i regjistruar në një thellësi prej 32.8 kilometrash, është ndjerë edhe në Bangladeshin fqinj.
Sipas njoftimeve të para, nga tërmeti nuk ka viktima në njerëz apo dëme materiale.