Ekip
27 Shtator 2017•Përditësim: 28 Shtator 2017
TOKIO (AA) - Një tërmet me magnitudë 6.0 sipas shkallës Rihter goditi bregun verior të Japonisë, dhe sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar, dëme materiale apo kërcënime nga cunami, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia meteorologjike japoneze njofton se tërmeti ka ndodhur të mërkurën në orën 05:22 sipas kohës lokale në prefekturën Iwate, në një thellësi prej rreth 30 kilometrave.
Tërmeti ka ndodhur në rajonin i cili në vitin 2011 u godit nga një termet i fuqishëm dhe më pas edhe me cunami.