Ekip
31 Maj 2018•Përditësim: 31 Maj 2018
NEW YORK (AA) - Një numër i kosiderueshëm i njujorkezëve janë mbledhur në qendër të Manhattan-it për të shijuar pamjet spektakulare të perëndimit të diellit, e cila kalon saktësisht në linjë me rrugët kryesore të Manhattan-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Fenomeni Manhattanhenge ndodh katër herë brenda vitit, duke shkaktuar një përjetim të veçantë për qytetarët e New Yorkut dhe turistët e shumtë që shijojnë perëndimin e diellit i cili lëshohet në rrugët të cilat janë saktësisht të pozicionuara në kahet lindje-perëndim.
Kjo dukuri e pabesueshme në mes të turmës dhe zhurmës së qytetit të lë pa frymë dhe për një moment jep një ndjenjë qetësie, kështu edhe njujorkezët u relaksuan duke bërë fotografi të paharrueshme të rrugëve të pushtuara nga drita e artë e diellit në perëndim.
Fenomeni Manhattanhenge u popullarizua nga Neil deGrasse Tason, astrofizicienti i Muzeut Amerikan të Historisë Kombëtare.
Duke pasur parasysh se këto ngjarje ndodhin në të njëjtën periudhë kohore rreth solsticit të verës, Tyson emërimit ia shtoi edhe një krahasim me Stonehengeun anglez, i cili gjithashtu është pozicionuar që gjatë solsticit të verës dielli lind dhe perëndon në qendër të këtyre objekteve parahistorike.