Ekip
07 Mars 2017•Përditësim: 07 Mars 2017
PARIS (AA) – Skiatorët në qendrën e skijimit të Alpeve në Francë, Tignes, që sot në mëngjes u goditën nga orteku i borës, janë në vend të sigurtë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë kryer kërkimin pasi u konstatua se nuk ka viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këtë e konfirmuan nga qendra e skijimit Tignes, të cilët njoftuan se orteku goditi një shteg të skijimit në ora 09:50 sipas kohës lokale, për shkak të cilës disa orë u ndërprenë të gjitha aktivitetet e skijimit në këtë qendër.
Mediat franceze më herët lajmëruan se disa skiatorë janë bllokuar nën borë. “Disa skiatorë u goditën nga orteku dhe ata u kujdesen nga stafi i qendrës së skijimit. Nuk ka raportime për viktima të mundshme”, theksuan nga qendra e skijimit.
Gjatë ortekut që muajin e kaluar goditi një qendër tjetër skijimi në Tignes, humbën jetën katër skiatorë.