Ekip
29 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
PARIS (AA) - Çmimi i dizelit në Francë ka rënë nën një euro për litër, për herë të parë pas vitit 2009. Rënia e re e çmimeve të dizelit nën kufirin simbolik prej një euro do të mund të vështirësojë përpjekjet e qeverisë të inkurajojë transport më të pastër, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara në fillim të kësaj jave në shumicën e pikave të shpërndarjes të benzinës në Francë, një litër dizeli kushton 99 cent. Shumica e konsumatorëve evropianë preferon dizel në krahasim me benzinën, sepse këto automjete kalojnë kilometrazh më të gjatë, kanë konsum më të vogël karburanti dhe janë më të lirë për mirëmbajtje.