Yusuf Özcan
19 Qershor 2020•Përditësim: 21 Qershor 2020
Repisti Mohamed Bellahmed, i njohur edhe si "Moha la Squale", në kryeqytetin e Francës, Paris, iu nënshtrua dhunës policore përderisa arrestohej me arsyetimin se e ka fyer policinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat franceze, Bellahmed është arrestuar me arsyetimin se gjatë një kontrolle rutine e ka fyer policinë dhe nuk ka ndjekur urdhërat.
Thuhet se policia gjatë kontrollës ka mësuar se ka urdhër arresti ndaj Bellahmed dhe e ka kapur atë përderisa ai është munduar të ikë.
Sipas pamjeve që dëshmitarët okularë kanë inçizuar dhe që bënë jehonë në rrjetet sociale, 3 policë kanë hipur mbi Bellahmed në përpjekje për të prangosur, ndërsa njëri nga policët me gjurin e tij e ka shtypur për një kohë artistin në qafë.
Ndërsa shoqja e Bellahmed gjithashtu është shkelmuar nga policia derisa është munduar të intervenojë.
Artisti gjatë intervenimit të ashpër të policisë tha "më lejoni të marrë frymë".
Mohamed Bellahmed në mars të vitit 2019 ishte nxjerrë në gjykatë me arsyetimin se ka kërcënuar një çift.