Emel Öz Gözellik
27 Nëntor 2018•Përditësim: 27 Nëntor 2018
ANKARA (AA) – Një tërmet prej 5,5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ujërat e ishullit Socorro të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve thuhet se tërmeti prej 5,5 ballësh, epiqendra e të cilit ndodhet 281 kilometra në verilindje të ishullit Socorro, është regjistruar 10 kilometra nën thellësinë e detit.
Ende nuk ka informacione për të vdekur apo dëme në pronë si pasojë e tërmetit.