İdris Sülün
14 Gusht 2022•Përditësim: 14 Gusht 2022
Pjesa lindore e Indonezisë është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.7 ballë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte rreth 158 kilometra nga fshati Laikit në shtetin e Sulawesi-t të Veriut.
Është bërë e ditur se tërmeti ka ndodhur rreth 30 kilometra nën det dhe se nuk ka pasur viktima në njerëz e as dëme materiale.
Instituti i Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës i Indonezisë tha se gjasat janë të vogla që tërmeti të shkaktojë cunami.