Ekip
26 Qershor 2019•Përditësim: 26 Qershor 2019
Një tërmet me fuqi 6,3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur bregun perëndimor të Panamasë, shtetit që ndodhet në Amerikën Qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi Enti Gjeologjik Amerikan tërmeti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të vendit të quajtur La Esperanza, në thellësi praj 10 kilometrave.
Deri më tani nuk ka informata për viktima eventuale apo dëme materiale.