Sayed Khodaberdi Sadat
26 Qershor 2019•Përditësim: 26 Qershor 2019
Në Afganistan kanë vdekur dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të cilët shërbenin në kuadër të NATO, njoftuan nga njësitë e NATO-s në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Identiteti i ushtarëve nuk është bërë i ditur, si dhe në cilin vend të shtetit dhe kur kanë vdekur.
Ndërkohë në deklaratën e bërë nga talebanët, pretenduan se janë vrarë dy ushtarë amerikanë në sulmin që kanë kryer në Said Abad të krahinë Maydan Vardak.
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, mbrëmë kishte realizuar një vizitë surprize në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ku ishte takuar me presidentin Eshref Gani.
Ai theksoi se është shënuar avancim në bisedimet e paqes me talebanët, ndërsa është në pritje që brenda 3 muajve të arrijnë pajtim.
Në Afganistan gjenden 14.000 ushtarë amerikanë që shërbejnë në kuadër të NATO-s.