Mahmut Atanur
01 Maj 2020•Përditësim: 01 Maj 2020
Një tërmet me fuqi prej 5.6 ballë sipas Rihterit ka goditur mbrëmë provincën indoneziane Sumatra Veriore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 24 kilometra në veriperëndim të rajonit Padang Lawas dhe në thellësi prej 10 kilometrave nën tokë.
Agjencia indoneziane e lajmeve Antara lajmëroi se lëkundja është ndier në shumë qytete, ndërsa më së shumti në vendin Tapanulin Jugor.
Zyrtari i rajonit, Syahrul Pasaribu tha se tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale në shumë objekte, përfshirë shkollat, xhamitë dhe ndërtesat.
Deri më tani nuk ka informacione për viktima apo të lënduar nga tërmeti.