Ekip
09 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
TUBAN (AA) – Një tërmet me fuqi prej 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit ka dridhur Indonezinë pas goditjes 234 kilometra nga ishulli Lombok në anën jugore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave preliminare të Institutit Gjeologjik për Hulumtime të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) tërmeti ndodhi në thellësi prej 29 kilometrave në jug të Praya, kryeqyteti i rajonit të ishujve Lombok.
Lombok ndodhet rreth 25 kilometra nga vendi turistik i ishullit Bali. Nuk është dhënë paralajmërim për cunami, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për viktima eventuale dhe shkaktim të dëmeve materiale.
Dridhjen e tokës të enjten e shoqëroi një tërmet i fuqishëm i cili ndodhi të mërkurën, i cili shkaktoi panik në mesin e banorëve të ishullit indonezian Maluk, pak para iftarit.