Amina Zorniç
18 Maj 2016•Përditësim: 18 Maj 2016
QUITO (AA) – Një tërmet me fuqi prej 6.7 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur pjesën perëndimore të Ekuadorit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Qendrës seizmologjike euromesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar në rreth 34 kilometra nga qyteti Rosa Zarate dhe 35 kilometra nga qyteti Muisne.
Ndryshe, qytetet e përmendura ende rimëkëmben nga tërmeti me fuqi prej 7.8 ballë sipas Rihterit të cilin e goditi Ekuadorin më 19 prill, ndërsa një ditë më vonë edhe tërmeti me fuqi prej 6.1 ballë.
Në këto tërmete për vdekje pësuan më shumë se 650 persona, ndërsa 17 mijë persona u plagosën.