Mohamed Sabry Emam Muhammed
18 Maj 2016•Përditësim: 18 Maj 2016
SANA (AA) – Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, Ismail Ould Cheikh Ahmed, deklaroi se grupet rivale në Jemen kanë njohur rezolutën 2216 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila synon fundin e konfliktit në këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).
Të martën, qeveria e Jemenit pezulloi pjesëmarrjen e saj në negociatat në Kuvajt, me ndërmjetësim të OKB-së, në shenjë proteste për siç ka thënë “refuzimit të Husive që të respektojnë axhendën e bisedimeve”.
Në një deklaratë, Ould Cheikh Ahmed, tha se negociatat kanë para vetes një sfidë të madhe dhe ka shtuar se pavarësisht kësaj, të gjitha çështjet duhet të shtrohen në tavolinë.