Ahmed al-Masri,Said İbicioğlu
18 Nëntor 2017•Përditësim: 19 Nëntor 2017
RIJAD (AA) - Ministrat e mbrojtjes të shteteve anëtare të Aleancës Islamike kundër Terrorizmit do të mblidhen në Arabinë Saudite më 26 nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, ministrat e mbrojtjes të 41 shteteve pjesë e Aleancës Islamike kundër Terrorizmit për herë të parë do të mblidhen në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, më 26 nëntor.
Theksohet se mbledhja do të mbahet për të përforcuar lidhjet e bashkëpunimit dhe integrimit brenda aleancës, dhe se "kjo do të jetë fillimi i vërtetë i përpjekjeve të aleancës për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin."
Arabia Saudite, më 14 dhjetor 2015 kishte njoftuar se me pjesëmarrjen e 34 shteteve është formuar Aleanca Islamike kundër Terrorizmit dhe se selia qendrore e saj është në kryeqytetin saudit. Së bashku me Omanin, i cili iu bashkua aleancës numri i shteteve anëtare kishte arritur në 41.