Dejan Maksimoviç
03 Janar 2016•Përditësim: 03 Janar 2016
SARAJEVË (AA) – Për shkak të ekzekutimit të prijësit fetar shiit ajatolah Nemr Bakir Al-Nemr nga ana e autoriteteve të Arabisë Saudite, në Bahrein kanë shpërthyer protesta, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë protestave ka ardhur deri te përleshja mes demonstrantëve dhe forcave të sigurimit të Bahreinit në Manami. Në rrugët e kryeqytetit janë zhvilluar përleshje të vërteta, protestuesit kanë hedhur koktej molotovi dhe kanë djegur goma. Pasi sot në mëngjes u bë e ditur se Al-Nemr është ekzekutuar, protestat kanë shpërthyer në disa pjesë të Kashmirit, Pakistanit dhe Indisë.
Në Arabinë Saudite janë kryer dënime me vdekje mbi 47 persona, mes të cilëve është edhe Al-Nemr. Ai në vitin 2011 udhëhoqi protestat kundër shtetit në qytetin saudit Katif.
Pas kësaj është arrestuar dhe akuzuar për nxitje të protestave, provokim të rebelimit dhe rezistencë ndaj forcave të sigurimit. Gjykata Penale e Arabisë Saudite më 15 tetor të viti 2014 e dënoi me vdekje, e më pastaj dënimin e konfirmoi edhe Gjykata Supreme.