Said İbicioğlu
02 Janar 2016•Përditësim: 03 Janar 2016
RIJAD (AA) - Komanda e Forcave të Koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se sot në orën 14:00 ka përfunduar armëpushimi për shkak të shkeljeve të Lëvizjes Shiite Ensarullah (Husitë) dhe përkrahësve të presidentit të rrëzuar Ali Abdullah Salih, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Komandës u theksua se armëpushimi i cili u pranua me kërkesën e presidentit të Jemen-it Abdurrabu Mansur Hadi, kohëzgjatja e së cilës më pastaj u zgjat dhe e cila ishte vazhduar pavarësisht shkeljeve të Husive dhe përkrahësve të Salih-ut, ka përfunduar në orën 14:00.
Mes tjerash thuhet se Husitë kanë parandaluar hyrjen e ndihmave humanitare gjatë armëpushimit dhe kanë vazhduar pandërprerë paraburgimet ndaj jemenasve të cilët jetojnë në rajonet e kontrolluara nga ana e Husive.
Komanda e Forcave të Koalicionit theksoi se mbi territorin e Arabisë Saudite në tre javët e fundit janë shkrepur 11 raketa.
Në negociatat të cilat filluan pa asnjë parakusht dhe për herë të parë të dyja palët ishin ulur në të njëjtën tryezë më 15 dhjetor në Zvicër, u mor vendimi për armëpushim 7 ditor.
Mirëpo, armëpushimi ishte shkelur shumë herë. Pasi përfunduan negociatat u bë e ditur se armëpushimi do të zgjatet edhe 7 ditë.