Ekip
31 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Janar 2017
BRUKSEL (AA) – Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) thotë se 93 gazetarë dhe punonjës në meda janë vrarë në botë gjatë vitit 2016 në objektive sulmesh, sulme me bombë ose shkëmbim zjarri të palëve në konflikt, ndërsa 29 prej tyre kanë humbur jetën në fatkeqësi ajrore, raporton Anadolu Agency (AA).
IFJ në raportin e saj vjetor të publikuar të premten, theksoi se numri i gazetarëve të vrarë ka rënë në krahasim me vitin 2015, kur pësuan 112.
Numër më të madh të punonjësve të vrarë në media ka Iraku në të cilën jetën e kanë humbur 15 gazetarë, vijon Afganistani dhe Meksika me 11.
Krahas rënies së butë të dhunës vdekjeprurëse ndaj gazetarëve, Philippe Leruth, kryetar i IFJ-së tha se statistikë “jep pak hapësirë për ngushëllim, as bazë për shpresë se do të vjen deri te përfundimi i krizës momentale kur është në pyetje siguria e mediave”.
Në dy fatkeqësi ajrore, kanë humbur jetën 20 gazetarë brazilianë në Kolumbi dhe nëntë rusë teksa avioni i tyre fluturonte nga Rusia në Siri.