Ali H. M.Abo Rezeg
19 Prill 2017•Përditësim: 19 Prill 2017
GAZA (AA) - Disa gazetarë palestinezë kanë mbajtur një radio transmetim 65-orësh të organizuar për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me kushtet e vështira me të cilat po përballen të burgosurit palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Transmetimi gati tre-ditor i gjatë ishte "për të nxjerrë në pah çështjen e të burgosurve palestinezë", theksoi njëri nga ideatorët, Mohammed Haniyeh. "Tani, ne po planifikojmë që këtë ngjarje ta regjistrojmë në Librin e Rekordeve Guinnes si radio transmetimi më i gjatë në botë", tha Haniyeh për AA.
"Guinness kishte parashtruar kushte të komplikuara për ne, por pikëpamjet e arbitrave të pavarur, të cilët janë zgjedhur nga Guinness për të monitoruar punën tonë, kanë konfirmuar se ne kemi ndjekur kushtet që ata kishin vendosur", tha ai.