Meiramgul Kussainova
14 Mars 2022•Përditësim: 15 Mars 2022
Të paktën 2 civilë e kanë humbur jetën pasi forcat ruse goditën një ndërtesë banesore në kryeqytetin ukrainas Kiev, njoftoi sot Shërbimi shtetëror për gjendje të jashtëzakonshme i këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Artileria ruse ka goditur ndërtesën 9-katëshe në rajonin Obolonski në pjesën veriore të Kievit, në orën 05:09 sipas kohës lokale, duke shkaktuar zjarr në ndërtesë.
Ekipet e shpëtimit shpëtuan 63 persona nga ndërtesa ndërsa nxorën kufomat e 2 civilëve, njoftoi shërbimi për gjendje të jashtëzakonshme në Telegram.
Ndërkohë, fabrika e prodhimit masiv Antonov në Kiev dhe rajoni Ohtyrka në qytetin Sumy janë goditur gjithashtu nga forcat ajrore ruse.
Sipas OKB-së, që kur Rusia nisi luftën kundër Ukrainës, më shumë se 2.69 milionë njerëz kanë ikur në vendet fqinje.
Të paktën 596 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 1.067 janë plagosur në Ukrainë.
Derisa BE-ja, SHBA-ja dhe të tjerët vendosën sanksione ndaj Moskës, shumë kompani dhe marka botërore u tërhoqën nga Rusia.