Emel Öz Gözellik
03 Tetor 2015•Përditësim: 03 Tetor 2015
Guatamalë (AA) - Sipas të dhënave paraprake nga rrëshqitja e dheut që ka ndodhur pas reshjeve të dendura në Guatemalë, jetën e kanë humbur të paktën 26 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas përfaqësuesëve të autoriteteve, rrëshqitja ka ndodhur në rajonin Cambray, 15 kilometra në lindje të kryeqytetit të këtij shtetit qendror amerikan.
Siç theksohet, të paktën 100 njerëz janë ngujuar nën rrënoja, kurse disa qindra të tjerë llogariten si të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 36 persona të lënduar nën rrënoja, të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore.
Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar në këtë rajon.