Ekip
13 Tetor 2018•Përditësim: 14 Tetor 2018
XHAKARTË (AA) – Është rritur në 22 numri i të vdekurve nga përmbytjet në ishullin Sumatra të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare Indoneziane të Menaxhimit të Katastrofave (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho njoftoi se 22 persona e kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në provincat Sumatra Veriore dhe Perëndimore.
Nugroho njoftoi se 11 nga ata që kanë humbur jetën janë nxënësit e një shkolle të mesme të cilët mësonin Kur’an-i Kerimin në një medrese të rajonit, ndërkaq bëri të ditur se po vazhdojnë punimet për kërkimin dhe shpëtimin e 10 nxënësve të zhdukur.
Nugroho thotë se vdekjet tjera kanë ndodhur për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në pika të ndryshme. Ai njofton se reshjet e dendura kanë prekur 4 rajone dhe se vendbanime të shumta kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Në Indonezi ku mbizotëron klima tropikale dhe e cila ndodhet nën ndikimin e reshjeve mosun për shkak të reshjeve të dendura shpesh ndodhin përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.