Fatma Esma Arslan
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
PARIS (AA) - Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran, krahu politik "Muxhahidinët e Popullit Iranian" që janë grupi opozitarë iranian pretendojnë se në Halep dhe përreth tij ndodhet prania e 25 mijë ushtarëve dhe forcave milice, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran me qendër në Paris ka publikuar një raport në lidhje me forcën ushtarake dhe milice të Iranit në Halep dhe përreth tij.
Në raport theksohet se në Halep dhe përreth tij ndodhen 25 mijë forca ushtarake dhe milice të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit dhe se këta kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rrethimin e Halepit.
Ndër të tjera në raportin ku vihet në dukje se në luftë kanë marrë pjesë edhe milicë mercenarë nga Afganistani, Iraku dhe Pakistani bëhet e ditur se edhe Hezbollahu ka luajtur një rol aktiv në mesin e milicëve.
Milicët që luftojnë nën kontrollin e Gardës Revolucionare kanë lehtësuar punën e regjimit të Asadit. Në raport thuhet se këta luftojnë të lidhur drejtpërdrejt me komandantin e Gardës Revolucionare, Kasım Sulejmani.
Ndër të tjera thuhet se milicët nën kontrollin e Iranit kanë vonuar evakuimin e civilëve në Halep dhe kanë sulmuar autokolonat e ardhura për evakuim ku dhe në lidhje me këtë janë publikuar fotografitë se Sulejmani ka qenë në Halep gjatë këtij procesi.
Sipas raportit forcat milice të lidhura me Iranin përdorin garnizonin Bahouth në juglindje të Halepit dhe operacionet i drejtojnë nga garnizoni Shejh Najjar që ndodhet në zonën industriale në verilindje të Halepit.
Më tej vihet në dukje se qeveria e Iranit u ka dhënë para milicëve por edhe ua ka siguruar bashkëpunimin me milicët e tjerë të lidhur me Gardën Revolucionare. Në qytetet Nubl dhe El Zahraa nën kontrollin e qeverisë së Iranit ndodhen me detyrë 3.390 milicë sirianë mercenarë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se pagat e milicëve sirianë paguhen nga "Fondacioni Dëshmorët" në Damask që ëshë i lidhur drejtpërdrejt me regjimin e Iranit.
Kryetari i Këshillit të Halepit, Brita Haxhı Hasan, tha se Irani kishte një rol jetësor në rrethimin e Halepit dhe në vazhdimin e operacioneve të regjimit në rajon. Gjithashtu Hasan ka theksuar se tashmë regjimi i Asadit në Siri nuk kishte më ndikim dhe se kontrolli i qyteteve ndodhej plotësisht në dorën e Iranit.