Ekip
11 Mars 2017•Përditësim: 12 Mars 2017
TEHERAN (AA) – Avioni i dytë prej 100 avionëve Airbus të cilat Irani i bleu, arriti në Teheran, bëri të ditur televizioni shtetëror iranian, raporton Anadolu Agency (AA).
Avioni i kompanisë Iran Air A330 preku tokën të shtunën pas fluturimit nga Toulouse i Francës, ku është selia e konsorciumit evropian. Avioni i parë arriti në muajin janar.