Betül Yürük
19 Gusht 2017•Përditësim: 20 Gusht 2017
KOMBET E BASHKUARA (AA) –Zv/Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare i Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Koordinatori i Situatave Emergjente, Stephen O'Brien thekson se 80 për qind e popullsisë së Jemenit është në nevojë për ndihmë dhe se kriza e vazhduar këtu “buron nga njerëzit”, duke shtuar se "Në Jemen jemi përballë njërës prej krizave më të mëdha humanitare në botë.
O’Brien foli për Anadolu Agency (AA) me rastin e 19 Gushtit, “Ditës Botërore të Ndihmave Humanitare”. Ai thotë se në zona konfliktuale të shumë vendeve të botës, civilët dhe punëtorët e ndihmave humanitare po merren si objektiv. ”Vitin e kaluar ndaj punonjësve të ndihmave humanitare janë realizuar 158 sulme, ku 101 persona kanë humbur jetën, 98 janë plagosur dhe 89 janë rrëmbyer."
Duke dënuar sulmet ndaj punonjësve humanitarë të cilët sipas tij nuk kanë qëllim tjetër përveç se të ndihmojnë që të tjerët të mbijetojnë, O’Brien thotë se “Zyrtarët, qeveritë dhe ata që i realizojnë këto sulme të shëmtuara duhet ta dinë këtë shumë mirë që punonjësit e ndihmave humanitare nuk duhet të merren si objektiv."
O’Brien thotë se pengesa më e madhe përpara ndihmave është pamundësia e arritjes në mënyrë të sigurtë te punonjësit e ndihmave humanitare.
Duke vënë në dukje me themelimin e “zonave jokonfliktuale” nga Turqia, Rusia dhe Irani në Siri, është arritur pak përparim në shpërndarjen e ndihmave humanitare, ai thekson se ndihmat humanitare duhet të dorëzohen në mënyrë të paanshme, pa shikuar etninë apo se në cilën anë të betejës ndodhesh.
“Në Siri ka shumë nevojë për ndihma humanitare”
Duke vënë në dukje se sado që ndalen përleshjet në Siri, do të rritet edhe numri i ndihmave humanitare të OKB-së, O’Brien thotë se “Në Siri ka shumë nevojë për ndihma humanitare dhe përderisa lufta do të vazhdojë, nuk do të gjendet një zgjidhje politike ndaj krizës, do të ketë edhe më shumë nevojë."
Në Jemen po përjetohet njëra prej krizave më të mëdha humanitare në botë"
O’Brien thotë se në Sudanin Jugor, Somali, Nigeri dhe në Jemen 30 milionë persona po përballen me urinë, por që gjendja në Jemen është më ndryshe meqë kjo nuk ka të bëjë me thatësirat.
“80 për qind e popullsisë së Jemenit ka nevojë për ndihma. Kriza e tmerrshme e cila po vazhdon në Jemen po 'buron nga njerëzit', por kjo gjendje mund të kthehet në të kundërtën me dialog dhe negociata. Kriza është e qëllimshme sepse po të mos ishin politikat e njerëzve kundër njëri-tjetrit sot nuk do të përjetohej një krizë e tillë, po në Jemen jemi përballë njërës prej krizave më të mëdha humanitare në botë. Edhe pse në kushte shumë të vështira ne po përpiqemi që të arrijmë te njerëzit në nevojë. Ndihmat e bëra nuk po janë të mjaftueshme përballë kësaj krize e cila buron nga njerëzit. Duhet të na vijë turp që në botën e sotme moderne numri i rasteve të epidemisë së kolerës në Jemen arrin në gjysmë milionë".