Davit Kachkachishvili
21 Prill 2022•Përditësim: 22 Prill 2022
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko tha se derisa lufta vazhdon në vend, jeta normale u kthye gradualisht në kryeqytetin Kiev dhe se disa nga barrikadat që ishin vendosur më parë në rrugë u zgjeruan dhe disa tjera janë hequr, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i personave që kthehen në Kiev, ka nisur të rritet për shkak të intensifikimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, veçanërisht në rajonin e Donbasit.
Në Kiev, ku zërat e sirenave kanë filluar të shtohen sërish javën e fundit, bie në sy rritja e trafikut të automjeteve, zgjerimi i barrikadave të vendosura në rrugë dhe heqja e disa barrikadave në disa lagje.
Në përgjigjen për AA-në për masat e sigurisë në kryeqytet, Klitschko tha se disa barrikada janë zgjeruar për shkak të qarkullimit të automjeteve. "Qyteti gradualisht po i kthehet jetës normale. Kemi zgjeruar disa vende për kalimin e automjeteve", tha
Duke kujtuar se lufta në vend vazhdon, Klitschko tha: "Ne jetojmë në gjendje lufte, kështu që barrikadat do të mbeten. Disa barrikada janë hequr, por disa do të mbeten".
Bustet dhe statujat përpara shtëpive të artit dhe kishave në Kiev, të cilat u mbuluan me thasë rëre dhe dërrasa druri në mars, ende mbeten.