Erbil Başay
09 Korrik 2017•Përditësim: 10 Korrik 2017
BERLIN (AA) - Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në lidhje me ngjarjet e dhunshme të përjetuara në qytetin Hamburg ku u mbajt Samiti G20 tha se "Në protestat gjatë viteve të fundit në Gjermani nuk kemi përjetuar dhunë në këto përmasa", raporton Anadolu Agency (AA).
Steinmeier, i cili ka vizituar policët e plagosur gjatë protestave, në një deklaratë për gazetarët përpara qendrës së panaireve në Hamburg ka rikujtuar se gjatë ngjarjeve janë plagosur më shumë se 400 policë.
Ngjarjet e dhunshme në Hamburg, 476 policë të plagosur
"Në protestat gjatë viteve të fundit në Gjermani nuk kemi përjetuar dhunë në këto përmasa", ka vlerësuar Steinmeier, duke u shprehur se protestuesit kanë dëmtuar pa mëshirë jo vetëm policët, por edhe pronën e popullit të Hamburgut. Ai ka shtuar ndër të tjera se janë tronditur nga ato që kanë parë.
Pasi ka theksuar se policët e meritojnë vlerësimin, Steinmeier, ka folur edhe për kritikat për zhvillimin e Samitit të Liderëve G20 në Hamburg, ku ai ka njoftuar se nuk iu bashkohet këtyre kritikave dhe se Hamburgu është një preferencë e drejtë.
Gjithashtu edhe kryeministri i landit të Hamburgut, Olaf Scholz, i cili shoqëronte presidentin e Gjermanisë, duke vënë në dukje se policët kanë kryer detyrën me heroizëm, ka kërkuar ndëshkime të larta për autorët e ngjarjeve të dhunshme.
Në protestat të cilat nisën ditën e enjte në Hamburg të Gjermanisë dhe që vazhduan deri ditën e djeshme në disa rajone të qytetit, protestuesit dogjën një numër të madh automjetesh, u dogjën barrikada të vendosura nga protestuesit, ndodhën plaçkitje si dhe ka patur konflikte mes protestuesve dhe forcave të policisë.