Haydar Hadi
09 Korrik 2017•Përditësim: 10 Korrik 2017
BAGDAD (AA) - Mosuli, që është qyteti i dytë më i madh i Irakut është çliruar plotësisht nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e televizionit shtetëror të Irakut thuhet se "Mosuli është çliruar plotësisht nga DEASH-i."
Gjithashtu bëhet e ditur se edhe kryeministri irakian, Hajdar el-Ibadi, ka përgëzuar forcat e sigurisë dhe popullin e Irakut për fitoren e arritur kundër DEASH-it në Mosul.
Ndër të tjera theksohet se Ibadi i cili ndodhet në Mosul pritet që në një konferencë për shtyp të flasë për "fitoren."
Qyteti i Mosulit kaloi nën kontrollin e DEASH-it në qershor të vitit 2014. Ushtria e Irakut bashkë me forcat Peshmerge dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve në kuadër të operacioneve për çlirimin e Mosulit më 17 tetor 2016 nisën operacion në pjesën lindore të tij.
Pas operacionit i cili zgjati afërsisht 100 ditë pjesa lindore çlirua plotësisht nga DEASH-i më 24 janar. Ndërsa më 19 shkurt filloi operacioni nga tre fronte për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit.