Vesna Besiç
24 Qershor 2017•Përditësim: 25 Qershor 2017
PETERSBURG (AA) – Në Shën Petersburg të Rusisë u organizua kremtimi "Scarlet Sails", ngjarja më masive dhe më e njohur publike e festivalit “White Nights” (Netët e Bardhë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Tradita është jashtëzakonisht popullore për shkak të fishekzjarrëve spektakolare, shumë koncerte, por edhe shfaqjeve masive ujore.
"Scarlet Sailsa" festohet në fund të vitit shkollor, ndërsa vitet e kaluara kanë marrë pjesë madje deri në një milion persona.
Në vitin 2010 është kremtuar në prani të rreth tre milionë njerëzve, ndërsa në mesin e tyre kanë qenë yjet si Cirque du Soleil, Mariinsky Balleta dhe Antonio Banderas.