Halit Süleyman,Mohamad Misto,Levent Tok,Selen Temizer,Erdal Türkoğlu
07 Shkurt 2017•Përditësim: 08 Shkurt 2017
DAMASK (AA) - Vazhdojnë shkeljet e armëpushimit nga regjimi i Asadit në rajone të ndryshme të Sirisë. Forcat e regjimit duke përfituar nga armëpushimi përpiqen të marrin nën kontroll rajonet që ndodhen nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informimit të bërë nga gazetari i AA-së në Siri vihet në dukje se forcat e regjimit dhe mbështetësit e tij vazhdojnë të shkelin armëpushimin i cili hyri në fuqi më 30 dhjetor nën garantimin e Turqisë dhe Rusisë.

Aktualisht situata më shqetësuese është në rajonin Guta lindore në Damask, ku forcat e regjimit po përpiqen të përparojnë në dy drejtime nga rajoni Merj dhe në rrugën kryesore Homs-Damask në veri të rajonit Duma.
Avionët luftarakë të regjimit në orët e drekës kanë kryer sulme ajrore në rajonet Haresta, Arbin dhe Sakbaja në Guta-n lindore, ku si pasojë e sulmeve ka informacione për të vrarë dhe të plagosur.
Ndërsa bëhet e ditur se si pasojë e sulmit me gaz klorin në rajonin Arbin të Guta-s lindore janë ndikuar 7 ushtarë opozitarë.
Njësitë opozitare në pozicionet e mbrojtjes, tregojnë rezistencë të fortë ndaj forcave të regjimit kryesisht në rajonet Xhobar, Arbin dhe Haresta të Guta-s lindore.
Ndërsa në anën tjetër theksohet se vazhdojnë sulmet në lagjet Xhobar dhe Kabun në lindje të Damaskut.
Shkeljet e tjera të armëpushimit
Avionët e regjimit kanë kryer brenda ditës 6 sulme ajrore në fshatrat Kabbani dhe Sirmaje në rajonin Xhebel Ekrad në qytetin Latakia. Nga sulmet shumë shtëpi janë kthyer në rrënoja, ndërsa ende nuk është përcaktuar numri i personave të vrarë dhe të plagosur.
Gjithashtu edhe ndaj lagjes Kusur në qendër që qytetit Idlib ditën e sotme janë kryer 10 sulme ajrore ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 21 civilë.
Po ashtu edhe rajonet Haljan, Sarmanije, Sinxhar Termela, Maarat Harma dhe Xhisr Esh Shugur të cilat ndodhen në pjesën periferike të rajonit Maarat Numan, në jug të qytetit Idlib janë të ekspozuara ndaj sulmeve në dy ditët e fundit.
Edhe rajonet Hubar dhe Adnanije në jug, dhe Xhebel Erbanije me rajonin Etarib në perëndim të Halepit, rajonet Termanin, Herbinefsa, Az El-Din, Dejr Ful në veri të Homsit, rajonet Kantara, Tajib El-İmam, Zejnel Abidin, Latamina në Hama dhe rajonet Dera Balad, Sanamejn në Dera po sulmohen nga forcat e regjimit.