Can Erözden
20 Nëntor 2015•Përditësim: 20 Nëntor 2015
MOSKË (AA) - Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov ka thënë se janë vrarë 160 shtetas të Rusisë qa kanë luftuar për organizatën terroriste DAESH në Siri, bëjnë të ditur mediat ruse, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas tij, 2.719 shtetas të Rusisë kanë shkuar në Siri nga të cilët 160 janë vrarë.
"73 shtetas janë kthyer dhe më vonë janë përballur me akuza nga më të ndryshmet, ndërsa 36 janë arrestuar", ka thënë Syromolotov.
Ai ka shtuar se janë rreth 25 mijë ushtarë të huaj që luftojnë për DAESH-in në Siri dhe Irak.
Organizata terroriste DAESH së fundmi mori përgjegjësinë për sulmin me bombë të avionit rus i cili u rrëzua mbi Gadishullin e Sinait në Egjipt ku humbën jetën 224 njerëz.