Gülbahar Sayım
20 Nëntor 2015•Përditësim: 20 Nëntor 2015
BAMAKO (AA) - Mësohet se kanë humbur jetën 2 punonjës të sigurisë në hotelin “Radisson” ku ka ndodhur një pengmarrje në kryeqytetin e Malit, në Bamako, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet lokale kanë njoftuar se hotel “Radisson” ku qëndrojnë një numër i madh shtetasve të huaj është bastisur nga një grup i armatosur të cilët kanë marrë peng shtetasit e huaj të akomoduar në hotel. Si pasojë e konflikteve të armatosura theksohet se kanë humbur jetën 2 punonjës të sigurisë.
Në lidhje me numrin e personave të marrë peng ende nuk është dhënë një informacion, ndërsa theksohet se konfliktet me forcave të sigurisë dhe grupit të armatosur vazhdojnë akoma.